Qendra Multifunksionale në qendër të Prishtinës
Përshkrim i shkurtër
Qendra “BogdaniPolis” është qendër multifunksionale, e cila është hapur zyrtarisht më 13 Prill 2019, dhe gjendet në përdhesë të Katedralës Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Qendra ka menaxhmentin e vet dhe është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përjashtuar eventet të cilat bien ndesh me parimet tona. Të ardhurat dhe kontributet e individëve të qendrës shkojnë për mirëmbajtjen dhe funksionimin e saj. Kuzhina e qendrës gatuan njëqind vakte për mensën e të varfërve në Ulpianë.
Shërbim profesional
Qendra ka shërbimin e vet profesional që i përshtatet eventeve të ndryshme që organizohen në ambientet tona.
Në Qendër të Kryeqytetit
Lokacioni i qendrës është shumë i përshtatshëm pasi që gjindet në qendër të Prishtinës.
Salla e Madhe deri në 500 persona
Disa nga ambientet e BogdaniPolis

Salla e Madhe
Ne kuadër te qendrës BogdaniPolis gjendet salla e madhe, me kapacitet deri në 500 persona.

Biblioteka "Ernest Koliqi"
Biblioteka "Ernest Koliqi" gjendet ne hapësirat e BogdaniPolis, me tituj të ndryshëm nga të gjitha fushat.

Salla e Vogël
Salla e Vogël me një kapacitet deri ne 100 persona, që mund të përdoret edhe si sallë për konferenca të ndryshme.